Hapësire reklamuese

Politikë

Analisti: Veprimet 'humanitare' të Metës, kalkulime të thella politike. Rama po sillet si në fushatë, llogarit çdo fjalë që thotë

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_323636" align="alignnone" width=""]Agron Gjekmarkaj[/caption]

Analisti Agron Gjekmarkaj ka thënë se pas veprimeve të presidentit në këto kohë pandemie, të cilat mund të duken si humanitare, gjithmonë përsa i përket bashkëpunimit me aktorët qeveritarë, fshihen kalkulime të thella politike.

Në një lidhje live për news24 me gazetaren Nisida Tufa, Gjekmarkaj tha se opozita nuk duhet të shqetësohet nga kjo, por të vazhdojë të përgjigjet me politikë.  

"Duhet të kuptojmë diçka, unë druaj se pas veprimeve të presidentit që në syrin e publikut mund të duken si humane, fshihen kalkulime të thella politike. Kohët e fundit Meta ka qenë një nga zërat më të fortë ndaj kryeministrit Rama, tani duket sikur po i shkel syrin. Mendoj që këto janë llogaritje të Metës, pasi gjithmonë kur në qendër të vëmendjes janë Basha dhe Rama, Meta e gjen diçka për t'u bërë protagonist, për t'u futur në lojë, kur e sheh që ndihet i papërfaqësuar. Më shumë se veprime humane në kohë të tilla të vështira, Meta po bën kalkulime politike. Mirëpo opozita dhe Basha nuk duhet të shqetësohet nga kjo gjë. Duhet të vazhdojë të bëjë rolin e opozitës me moral të lartë, ashtu siç ka bërë gjithmonë", tha Gjekmarkaj.

Përsa i përket kryeministrit, analisti tha se ai është mjeshtër komunikimi, dhe llogarit çdo fjalë që thotë, dhe se nën gjithë këtë që po ndodh, ka një kalkulim politik, nga të gjithë aktorët.

“Duhen parë se cilat do jenë rezultatet për hapjen. Nuk kishim mundësi tjetër, përpos mbylljes. Masat nuk i ka shpikur qeveria, por vetëm i ka aplikuar. Kryeministri është një mjeshtër i komunikimit, ai llogarit çdo fjalë që e thotë. Në një situatë pandemie, të gjithë duhet të ulim armët e të bashkëpunojmë por ne kemi një farë eksperience se si përdoren ngjarje të caktuara për marrëveshje. Mendoj se ka më tepër një kalkulim politik. Kam mbështetur përpjekjet e presidentit për sa kohë kanë qenë në sintoni me interesin publik. Mendoj që opozita nuk duhet të kompleksohet dhe nuk duhet të shohë shumë këtë fuqi të hipotetizuar në numra por duhet të punojë që të shndërrohet në një fuqi morale që të tërheqë pas vetes fuqinë për të bërë diçka për të ndryshuar këtë realitet të degraduar. Lideri i PD-së Lulzim Basha që muajt e fundit ka bërë një operacion mjaft interesant imazhi, madje po të shohim të gjithë skakierën është sjellë si kryeministër por shumë racional, ka detyrën që në PD të sjellë mendimin elitar.
Opozita është sjellë mjaft mirë. Opozita po e bën pjesën e vet të propozimeve, por nuk ka kuptuar që Edi Rama po sillet si në fushatë elektorale jo sikur është në menaxhimin e një pandemie. Opozita duhet të sillet politikisht. E ka të pamundur që një sjelljeje politike t’i sillet me sjellje të shqetësimit qytetar, politikës duhet t’i përgjigjet me politikë”, deklaroi Gjekmarkaj.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll