Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Analisti uron ish-presidentin Rexhep Meidani për ditëlindje: Ecën në këmbë rrugëve të Tiranës, e nderojnë të gjithë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani feston sot 78 vjetorin e lindjes. Meidani e nisi karrierën si pedagog, më pas u bë dekan i FSHN e më vonë si kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Aderoi në Partinë Socialiste ku u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm e më pas deputet.

Edhe në këtë foto që ndan analisti Kreshnik Spahiu teksa i uron ditëlindjen, Meidani e Moisiu shfaqen rrugëve të Tiranës duke ecur krah njëri-tjetrit, në këmbë. “Gëzuar ditëlindjen, Zotni qytetar dhe fisnik i Tiranës”, shkruan Spahiu.

Kur socialistët erdhën në pushtet, Rexhep Meidani u zgjodh President i Republikës dhe ushtroi detyrën nga 24 korriku 1997 deri në 24 korrik 2002, kur u zëvendësua nga pasardhësi i tij Alfred Moisiu.

“Ish-presidenti Rexhep Mejdani sot mbush 78 vjeç. Ai ecën rrugve të Tiranës çdo ditë në këmbë, i lirë, pa frikë, i qetë, me kolegët e tij dhe i nderuar nga të gjithë. Iku në kohën e duhur, pa u ndjerë, pa u bërë pis dhe pa marr mallkimin e shqiptarve. Ai e kuptoj që kishte ardhur ora. Kur ishte në politikë e kritikova, sot e urova”, vijon analisti.

Dy presidentet Moisiu e Mejdani ne Tirane (arkive)

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img