Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Analisti thumbon opozitën: Rama tha se nuk ka oligarkë, tani opozita të flasë me emra, ose të ulë kokën (KONSTATIMI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

172cba76e9b00d4363aa783a01e4155e

Analisti Neritan Sejamini ‘thumbon’ opozitën e drejtuar nga krydemokrati Lulzim Basha në raport me ‘oligarkët e famshëm’, artikuluar shpesh në çdo hapësirë të mundshme publike e mediatike.

Por Rama sot tha se nuk ka oligarkë.

“Në Shqipëri nuk ka oligarkë mjafton t’i referohemi tek termi dhe të nxjerrim konkluzione. Oligarkë nuk janë ata që janë sipërmarrës të pasur, që përmes biznesit realizojnë të ardhura më shumë se të tjerët. Oligarkët janë ata që influencojnë drejtëpërdrejtë vendimmarrjet e qeverisë apo të parlamentit dhe diktojnë axhenda të caktuara politike në funksion të interesave të tyre. Nuk kam njohur deri më sot asnjë person që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri, dhe nuk kemi marrë asnjëherë asnjë vendim që nuk ka qenë i diktuar nga bindjet tona dhe sigurisht nga qasja jonë në raport me interesat e vendit’, u shpreh kryeministri.

Ndërkaq, në vazhdën e kësaj deklarate të Ramës, Sejamini thotë se ka ardhur koha që opozita të shpjegojë kush janë oligarkët ose nëse s’gjen dot kurajo, të ulë kokën e të pranojë atë që thotë Rama.

“Rama shpjegoi, sot, se çfarë janë oligarket dhe, mbi këtë bazë, argumentoi se në Shqipëri nuk ka asnjë të tillë. Opozita thotë se në Shqipëri ka oligarke, prandaj është koha që opozita të shpjegojë kush janë oligarkët dhe pse ajo mendon se ata janë oligarkë. Nëse ajo nuk (gjen kurajë) për ta bëre këtë, duhet të mos flasë më për oligarkë, por të ulë kokën e të pranojë atë që thotë Rama dhe të mos e akuzojë me Ramën për ndarje parash me oligarkët”, përmbyll Sejamini komentin e tij.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img