Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
66 %
1kmh
75 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Analisti “shpërthen” ndaj “Salillarit”: Me ç’të drejtë ky zotëria gdhend emrin e fisit të tij në tunelet e Unazës, me paratë e mia???

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Dritan Hila, publikon një foto të një prej tuneleve të Unazës së re që mban emrin e firmës ndërtuese “Salillari”, dhe pyet se përse ato duhet të mbajnë emrin e tij.

“Mund te me thoni me çfare te drejte ne gjithe tunelet e unazes  ky zoteria gdhend emrin e fisit te tij ne nje veper te bere me parate e mia?! Me shume ka ura e tunele me emer Salillari sesa rruge e sheshe me emer Skenderbeu”, shkruan Hila.

Firma “Salillari” në pronësi të biznesmenit Pellumb Salillari, ka marrë të drejtën për të ndërtuar këtë nyje të rëndësishme në Tiranë.

Screenshot 1 6
Postimi i analistit Dritan Hila

Përveç 40 milionë eurove që po përfiton nga marrja e Unazës së Madhe, nga Pallati me Shigjeta te Sheshi Shqiponja, si një përfituese e tenderit ku nuk kishte asnjë konkurrent tjetër, “Salillari” nuk është se nuk e ka riparë projektin.

Gjatë këtij viti, me vendim qeverie, i janë shtuar plot 3 milionë dollarë në llogari për rishikim të projektit “Mbikalimi Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja Loti 2”. Por ndërsa kanë marrë këto para shtesë, nuk dihet nëse kanë pasur sy të shohin problemin më të madh që kanë pasur, atë të tunelit që të sjell në Tiranë, ku janë bërë disa aksidente, të cilave newsbomb.al u ka dedikuar një artikull më vete.

Në këtë tunel, ka rrezikuar të aksidentohet dhe eskorta që shoqëronte kancelaren gjermane Angela Merkel, kur kjo e fundit erdhi në Shqipëri disa ditë më parë. (Lexo më poshtë)  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img