Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Analisti publikon foton e rrallë: Ky është kandidati i opozitës në zgjedhjet e marsit ’91. Po sot? Luks, luks, luks… Janë më të pasurit e vendit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

618609e5189b2559661fb72ad202c05c

Analisti politik Afrim Krasniqi publikon këtë foto të rrallë, në të cilën është shfaqet kandidati i opozitës Bashkim Isaku, për zgjedhjet e marsit 1991. Krasniqi, bën një krahasim me kandidatët e sotëm dhe thotë se në lista janë emra që janë njerëzit më të pasur të vendit.

“Mars 1991. Kështu e nisëm pluralizmin! Ishin zgjedhjet e para pluraliste prej vitit 1923. Natyrisht, kishte parti, por partia shtet ishte e paprekur: i gjithë shteti ishte në fushatë, – drejtues gjykatash, batalionesh, shërbimi sekret, policie, etj, ishin njëherësh edhe kandidatë. Në zgjedhje kandidonte edhe vetë kryetari i KQZ, i cili humbi garën, ashti siç humbi edhe Ramiz Alia. Ne harrojmë shpejt, por kjo foto do të thotë shumë: është kandidati i opozitës, Bashkim Isaku, në fushatën e marsit 1991, në zyrën elektorale të kësaj force politike”, shkruan Krasniqi.

Sipas analistit, nëse këta kandidatë do të ishin vendet pranë Shqipërisë, “më në perëndim”, do të ishin në burg.

“Pas 30 vitesh? Luks, luks, luks…partitë dhe disa prej kandidatëve të tyre janë në top listën e më të pasurve në vendin më të varfër të Europës! Dhe pasi na grabisin votat, taksat, pasurinë, të drejtat, – na thonë se duan të rrisnin fëmijët e tyre vetëm në Shqipëri dhe se ata janë shpresa jonë e vetme! Kanë të drejtë. Në cilin vend tjetër të botës demokratike do të ishin bërë kaq të pasur e të pushtetshëm sa këtu? Diku tjetër më në perëndim se ne ata do të ishin në burg ose para drejtësisë, kurse në Shqipëri ata janë gjithçka: shteti, polici, gjykata, prokurori, doganieri, inxhinieri, urbanisti, tatimori, mjeku, intelektuali, analisti..”, përmbyll Afrim Krasniqi, analist politik.

161905711_2768517343461575_8639457833136904999_n.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img