Gjatë Konventës Kombëtare të LSI, Ilir Meta deklaroi se është i gatshëm të vdesë për Shqipërinë, duke shkaktuar jo pak reagime.
Këtë deklaratë e ka komentuar edhe analisti shqiptar nga Kosova, Milaim Zeka, i cili shkruan në rrjetet sociale se “nuk është e nevojshme që Meta të vdesë për Shqipërinë, por është e nevojshme të mos vjedhë më djersën e shqiptarëve”.
“Për Shqipërine nuk ka nevojë me vdekë, po ka nevojë mos me vjedhë djersën e shqiptarëve.
Hajde ma thoni se cili politikan nuk ka vjedhur, dhe nuk është pasuruar me paratë e taksapaguesve të qytetarëve shqiptarë?
Në gishta i numëron!
Betimi do duhej të ishte: -Jam gati mos me vjedhë Shqipërinë”, shkruan Zeka.
Sondazh
Poll