Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Analisti: Negociatat me BE-në si kënga e Kukumjaçkës, me rrogat në Shqipëri nuk mban dot një biçikletë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Për analistin Ilir Demalia, nisja e bisedimeve dhe përmirësimet e Shqipërisë, është bërë si kënga e kukuvajkës tashmë prej shumë vitesh.

Në një intervistë për Ora News, Demalia u shpreh se njerëz që jetojnë më rroga në Shqipëri nuk përballojnë dot biçikletën, jo më makinë.

“Nisja e bisedimeve dhe përmirësimet e Shqipërisë, është bërë si kënga e kukuvajkës që kemi kaq shumë vjet që e dëgjojmë. Ne kemi çeduar në të gjitha drejtimet. Të gjitha raportet dhe fjala e Borrell tha se zgjerimi duhet të jetë në bazë të meritave dhe funksionit të ligjit. Të gjitha këto komponentë nuk funksionojnë në Shqipëri. Edhe ato reforma që kishin filluar u kthyen e kokë mbrapsht. Sundimin e ligjit e shohim se çfarë bëhet me korrupsionin dhe trafiqet. Vendi mbahet përmes korrupsionit dhe trafiqeve.

Ata njerëz që jetojnë më rroga në Shqipëri nuk përballojnë dot biçikletën, jo më makinë. Vendi është përfshirë nga një informalitet që jetohet sot për sot, por pa një shtet të së drejtës. Këtu nuk flitet për shtet të së drejtës, kur njerëzit politikë zihen për një vend pune dhe ndërrohet administrata pas zgjedhjeve. Sistemi i drejtësisë është në kolaps. Kemi sukses të madh që kemi 7 anëtarë në kushtetuese, por korrupsioni në gjykata është llahtar”, tha Demaliaj.

Demalia shtoi se edhe media është e cenuar dhe e kapur nga oligarkikë ose janë të lidhur me pushtetin.

“Edhe media është e cenuar dhe e kapur nga oligarkikë ose janë të lidhur me pushtetin. Pra, të gjitha këto janë por ato thonë se keni bërë përparime, por ama keni akoma detyra. Kështu do ta bëjnë edhe vitin tjetër ata. Se këtu përjashtohen gjyqtarët nga Vettingu, por ata nuk pyeten se nga e kanë marrë këtë pasuri, por shkojnë punojnë në privat ose japim mësim”, tha ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img