Hapësire reklamuese

Aktualitet

Analisti Nazarko kapet ngushtë nga moderator Parruca në studio: Kemi folur gjithmonë për abuzimet, ndoshta nuk ke dëgjuar ti…(REAGIMET)

Shkruar nga Newsbomb

Gazetari Edvin Parruca që moderon rubrikën 'Opinion' në News24 ka debatuar gjatë orëve të mbrëmjes me analistin Shpëtim Nazarko që tha se nuk mund të dalin sot e të flasin analistët për katastrofen në Durrës kur nuk kanë folur asnjëherë.

Por duket se deklarata e Nazarkos ka provokuar moderatorin Parruca i cili e kundërshtoi: Si nuk është folur? Eshtë folur gjithmonë. Gjithmonë kemi folur për ndërtimet në brezin e parë në rërë.

Dhe Nazarko i thotë; Kush ka folur? Ke folur ti? Por dukej se pyetja e Nazarkos ishte disi ironike.

Po, I kthehet Parruca, kam lexuar edhe unë me dhjetëra këtu në lajme. Tani po I dëgjon ti, por ne këtu kemi folur gjithmonë.

E më pas, duket se biseda pas kësaj 'nxehjeje' kaloi te realiteti sesi të gjithë janë të vegjël në rast katastrofash në Shqipëri. Nazarko nuk hoqi dorë nga ideja se Shqipëria është një fshat i madh dhe se shqiptarët kujtohen vec kur u ndodhin katastrofat, pa u marrë më nëse media ka denoncuar raste abuzimesh.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.