Hapësire reklamuese

Politikë

Analisti kundër ambasadorëve Lu e Vlahutin: Sot patën një shpërthim histerik

Shkruar nga Newsbomb

Analisti Ilir Kulla pasi ka dëgjuar deklaratën e sotme të ambasadorit amerikan Donald Lu që akuzoi publikisht kryeprokurorin Adriatik Lalla se po tenton të kontrollojë reformën në drejtësi dhe institucionet e reja që po krijohen, e komenton këtë si shpërthim histerik ndërsa shpreh bindjen se ish ministri Ylli Manjani u shkarkua nga Sorosi.

“E thashë në emision Manjani u shkarkua nga Sorosi se tha që Sorosi bëri Reformën në Drejtësi për t’ja dhënë në një dorë Drejtesinë Qeverisë. Këtë bindje ma perforcoi shpërthimi histerik i ambasadorëve sot”, shkruan Kulla.

Në një aktivitet për pjesëmarrjen e qytetarëve në demokraci, Donald Lu i shoqëruar edhe nga ambasadorja e BE Romana Vlahutin theksoi se Adriatik Llalla dështoi në tentativën për të sekuestruar serverin e ILDKP-së, institucion që është jetik për procesin e vettingut. Ambasadori amerikan akuzoi gjithashtu Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë se shkeli frymën e Kushtetutës kur dërgoi vetëm tre propozime për tre vende në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.