Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Analisti kosovar masakron plot ironi Albin Kurtin: Ditë e mirë me dalë sot me zbulu buste, pandemia po menaxhohet vet siç po shihet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti kosovar Enver Robelli masakron plot ironin kryeministrin Albin Kurti, për menaxhimin e pandemisë. Ai ironizon Qeverinë që inaguron buste në Kosovë, ndërsa i referohet dhe pamjeve në qendrën e vaksinimit “1 tetori”.

“Dite e mire sot me dale qeveria neper Kosove me zbulu buste dhe me mbajt fjalime “patriotike”. Pandemia menaxhohet vetvetiu. Siç po shihet para salles “1 tetori”, shkruan Robelli, por nuk është i vetmi. Gjithë opinioni publik në Kosovë, analistë dhe aktorë publikë shkrujanë për pamjete  mëposhtme.

Edhe vetë zëra publikë që janë shprehur pro Kurtit, në këtë rast kanë shpërthyer me ironi ndaj tij. “Shkon me marr vaksinën, e kthehesh me Covid-19… Organizim i tmerrshëm, pa marr parasysh se nga kush është bërë”, shkruan mjeku kosovar që punon në Gjermani, Fahri Beqa, i cili njihet si mbështetës i Kurtit.

Kreu i LDK Lumir Abdixhiku, e quan papërgjegjshmëri organizimin e vaksinimit te salla “1 tetori”. “Papërgjegjësi! Ky s’është vaksinim. Është akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën. Një Qeveri e tërë në gjumë!”, shkruan Abdixhiku.

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reguar për tollovitë e krijuara tek salla “1 Tetori” ku po vazhdon vaksinimi për COVID-19.

“Është për keqardhje të shohësh prindërit e gjyshërit tanë në këtë gjendje. Të dëshpëruar për një vaksinë e cila nuk u erdhi për një kohë të gjatë, tani të shtyhen me njëri-tjetrin sepse Qeveria nuk ka ditur të organizoj një proces të thejshtë vaksinimi. Kështu, më shumë ekziston rreziku që ata të infektohen me Covid, sesa mundësia që të vaksinohen. Kjo është pasqyra e një qeverisje pa plan e program. Pa dije e përvojë për të ndihmuar qytetarët e saj. E dhimbshme. Shumë e dhimbshme”, shkruan Hoxhaj.

Edhe mediat kosovare publikojnë foto nga gjendja e krijuar në qendrën e vaksinimit në Kosovë dhe akuzojnë qeverinë për papërgjegjshmëri. Ato bëjnë krahasim me procesin në Shqipëri.

Screenshot 3 27

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img