Hapësire reklamuese

Politikë

Analisti Ilir Demalia: Fatos Tushe nuk është peshk i madh, por një “mizë në menderen e buallit”

Shkruar nga Newsbomb
Analisti Ilir Demalia: Fatos Tushe nuk është peshk i madh, por

Analisti Ilir Demalia thotë se kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe, i arrestuar për “Shpërdorim detyre” dy të më parë bashkë me vartësit e tij, nuk një peshk i madh. “...është një mizë në menderen e buallit të korrupsionit shtetëror në këto 30 vjet”, është shprehur ai.

“Tushe nuk është një peshk i madh, por është një mizë në menderen e buallit të korrupsionit shtetëror në këto 30 vjet. Çdo kriminel që arrestohet është një vënie e drejtësisë dhe një ndëshkim për të krijuar precedent që nuk mund të sillen më kështu me zyrat e pushtetit.

Nëse do të shkohet vetëm për të krijuar një imazh të funksionimit të drejtësisë nëpërmjet ndëshkimit, arrestimit, dënimit të zyrtarëve të nivelit të tretë të katërt, kjo nuk do të jetë vendosje e drejtësisë, sepse drejtësia do të vendoset atëherë kur të kapet demi për brirësh, dhe brirët janë pushtetin e lartë”, ka thënë ai për Ora News.

Më teej, Ilir Demalia është shprehur se korrupsioni në Shqipëri është i bazuar në ligj, pikërisht sipas tij në ligjin e pronës 7051.

“Korrupsioni në të gjithë botën ka të njëjtën situatë, por korrupsioni në Shqipëri është i bazuar në një ligj kriminal që është dakordësuar në parlamentin shqiptar që në ’92 me ligjin 7501,(ligji I pronës) nga të dyja palët. Dhe ky ligj asnjëherë nuk është ngritur asnjëherë nga asnjëra palë për t’u abrovuar të paktën formalisht, megjithëse dëmi është bërë dhe është i pariparueshëm.”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll