Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Analisti i sigurt: I kam parë listat e firmosura nga delegatët, janë të gjitha në rregull

Shkruar nga Newsbomb
Analisti i sigurt: I kam parë listat e firmosura nga delegatët,

Analisti Arjan Curi është shprehur mbrëmjen e sotme se ka shkuar në zyrën e Edi Palokës dhe i ka parë formularët e firmosur nga delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

AI u shpreh në “Zonë e Lirë” se të gjitha firmat ishin në rregull, duke hedhur poshtë pretendimin e deputetit demokrat Ervin Salianji se firmat nuk ekzistonin.

"Unë i kam parë listat e firmosura nga delegatët. Dhe janë të gjitha në rregull", u shpreh Arjan Curi.

Kujtojmë se firmat e 4200 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së ndodhen në kasafortë në zyrën e Edi Palokës, kreut të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Me anë të këtyre firmave, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së në 11 Dhjetor.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll