Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Analisti i shokuar: Nuk e kishim parë ndonjëherë këtë! Ja për çfarë është i interesuar Rama

spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti i njohur Andi Bejtja komenton daljen para gazetarëve të kryeministrit Edi Rama i cili shpalosi ofertën që bëri dje për Lulzim Bashën dhe që s’ishte e njëjtë me atë që propozuan  zyrtarët e BE-së, një javë më parë.

“Ajo qe para një jave” tha Rama ndërsa zbuloi propozimet e reja që sipas analistit tregojnë se shefi i qeverisë  nuk është aq i interesuar që opozita të marrë pjesë në zgjedhje.

“Nuk e kishim parë ndonjëherë këtë. Pa i hyrë fare historisë kush palë ka të drejtë në këtë histori: A ka të drejtë kryeministri apo ka të drejtë kryeopozitari, a ka faj njeri apo kanë faj të dy, sot pamë diçka që nuk e kemi parë ndonjëherë në politikë, apo në të ashtëquajturën diplomaci e negociatave: Kryeministri thotë se një javë pas negociatave të para serioze, së palës tjetër që jemi në negocim, nuk mund t’i bëjmë aq shumë lëshime sa i bëmë javën e parë..

Kjo nuk ka ndodhur kurrë, thyen çdo shkollë politike europiane, amerikane apo edhe ruse. Me kalimin e orëve, kohës, çdo palë lëshon gjithmonë e më shumë, e jo të rrudhet duke hequr ç’ka dhënë me negociata disa kohë më parë. Kjo është e pazakontë, ç’ka mund të fshehë edhe një dëshirë të paakontë, çka mund të jetë që me të vërtetë për një, dy, apo dymijë arsye të palexuara mirë, Kryeministri nuk është dhe aq i interesuar që opozita të marrë pjesë në zgjedhje. E paça gabim!”, shkruan Bejtja.

Më shumë

spot_img