Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
3.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
24 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Analisti i njohur: Më bezdis që Kurti fut duart në punët e brendshme të Shqipërisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

637db452383f72f66bd2a774662ccfe2

Politologu Adri Nurellari e sheh të nxituar dhe të gabuar përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri që do të mbahen në 25 prill.

I ftuar në RTV Ora, Nurellari thotë se Albin Kurti ka mjaftueshëm se çfarë të bëjë në Kosovë me atë pushtet që ka pa futur duart në punët e brendshme të shtetit amë. Sa i takon deklaratave të Kurtit për bashkim kombëtar ai thotë se është një taktikë elektorale që e hedh në treg sa herë i leverdis.

“Më duket jo e ndershme dhe jo dinjitoze që nga një anë të flitet për institucione të pavarura të Kosovës, për qeveri, shtet dhe respekt nga shtetit tjetër dhe nga ana tjetër të bëhet një përpjekje për të futur hundët dhe grabitur sa të mundet vëmendje, energji, vendimmarrje dhe energji. Këtë e them qoftë për përpjekjet që kanë ardhur nga Tirana për të folur në emër të Kosovës në kushtet kur Kosova ka pasur institucionet e veta të zgjedhura në mënyrë demokratike me zgjedhje edhe më cilësore të Shqipërisë. Po ashtu kam një lloj bezdie kur ambicies personale të zotit Kurti nuk i mjafton Republika e Kosovës por do të ketë rol edhe në Shqipëri, në të kaluarën është përpjekur dhe Besën në Maqedoninë e Veriut.”

“Ka aq shumë gjëra që duhet të bëjë VV dhe Albin Kurti me aq pushtet sa ka para se të fusë hundët në punët e brendshme të një shteti tjetër, të eksportojë këtë lloj revolucioni. Propozimi për bashkim ëhstë një lojë elektorale, Kurti e përmend bashkimin dhe heq dorë sa herë i leverdis. Kurti ndryshe flet dhe ndryshe vepron kur e ka pushtetin në dorë. Është një populist klasik dhe në një kohë të shkurtër ka për t’u konsumuar”, tha ai.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img