Hapësire reklamuese

Politikë

Analisti i ashpër me marrëveshjen për reformën zgjedhore: Është e pisët! Ç’e duam këtë klasë të paaftë politike

Shkruar nga Newsbomb
Shpëtim Nazarko

Analisti Shpëtim Nazarko kritikon ashpër marrëveshjen për reformën zgjedhore mes maxhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare. Ai thotë se duhej të ishte kryer depolitizimi i komisioneve zgjedhore.

Në emisioni “Byro Politike”, Nazarko kritikoi edhe klasën politike shqiptare duke thënë se është e paaftë që në 30 vite të zgjidhë probleme që tashmë i kanë zgjidhur edhe vende të botës së katërt.

“Kjo post marrëveshja, është për të mbuluar atë marrëveshjen e parë të pistë. Dhe Europa tallet me ne, thotë agai do një ashtu në kokë, t’ja vëmë. Komisioni duhet të jetë i depolitizuar. Ç’e do Shqipëria këtë klasë politike të majtë e të djaththë që nuk zgjidhin dot një problem që e kanë zgjidhur edhe vendet e botës së tretë apo të katërt. E dini ç’do të thotë marrëveshja kur partitë e vogla ushqejnë të mëdhatë? Kur një parti ka 2 mijë komisionerë? Diskutimi i gjërave të tilla e bëjnë pis diskutimin,” u shpreh Nazarko.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll