Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
3.1kmh
40 %
Hën
25 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Analisti Bushati: Rama hipokrit me 21 janarin

Lajme të ngjashëm

Analisti Andi Bushati ka folur ashpër për hipokrizinë sikurse e quajti ai të Edi Ramës për 21 janarin. “Duhet të kuptojmë se Rama është në pushtet edhe prej 21 janarit. Dhe sot që është në pushtet e ka në kurriz këtë ngjarje” tha Bushati në ABC Neës, ndërkohë që e atakoi shefin e qeverisë për mënyrën sesi e bëri pasqyrimin e sotëm të kësaj ngjarjeje.

“Vitin e kaluar ai foli para kamerave me familjarët e viktimave dhe tha se do të jetë shumë e rëndë nëse 21 janarin e ardhshëm nuk do të jetë zgjidhur çështja. Dhe sot, ngaqe nuk ka bërë gjë, zhduku kamerat dhe nxorri një ministër për të folur” tha Bushati.

Lidhur me pensionin e lidhur për familjarët e viktimave të 21 janarit, Bushati komenton se është një veprim hipokrit. “Mund ta kishte bërë edhe ditët e para të shtatorit sapo mori pushtetin. Sot kjo është një masë hipokrite, meqë ai ka ndjenjën e fajita. Unë jam kritik me Ramën, kam dëgjuar edhe të tjerë. Eshtë shumë për t’u kritikuar hipokrizia e tij, por nga ana tjetër, nuk duhet të biem në kurthin që të mbrojmë palën tjetër”, tha Bushati gjatë komenteve të tij, duke shtuar se gjithë sa ka ndodhur nuk është një problem vetëm i familjarëve të viktimave, por është një problem i shoqërisë shqiptare, sesi ajo reagon ndaj një krimi të përmasave të tilla. 


Më shumë