Tirana
mist
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Die
32 °
Hën
35 °
Mar
37 °
Mër
36 °
Enj
34 °
E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Ana tjetër e finales, eventeve dhe festave që zhvillon Tirana

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga gazetarja Ola Xama

Diten e marte duke u kthyer nga puna, po nxitoja per te shkuar ne shtepi. Femijen e le me dado dhe kishte 30 minuta qe i kishte mbaruar orari. Tentoj te marr kthesen me makine per te hyre te rruga qe te con te shtepia ime. Polici me nxjerr tabelen dhe me thote nuk lejohet te kalosh. Jam banor i zones i them. Bjeri nga rruga tjeter ma kthen ai. Dal nga ana tjeter, serish polici me thote qe nuk lejohet. Jam banore e zones i them, perse nuk duhet te kaloj? Sepse pa kaluar autobusi i Romes, nuk lejohet. Po mire une qe kam shtepine ketu (dhe tregoj karten e rezidentit) , si te shkoj? Do presesh ma kthen. Po kam nje femije te vogel qe me pret ne shtepi dhe ai nuk e kupton se kalon autobusi i Romes, keshtu qe me ler te kaloj.

albsig

spring

Jo thote, kthehu ose do te njoftoj patrullen te te shoqeroje ne polici. Nuk ka baze ligjore i them une, sepse liria e individit per te jetuar dhe levizur lirisht eshte e sanksionuar me kushtetute me perjashtim te rasteve kur kufizohet me ligj! Une nuk kam pare ndonje ligj te Fletorja Zyrtare, qe te thoshte se nuk hyn dot ne shtepi kur kalon autobusi i Romes. Tentova te kaloja, por i doli makines perpara. Pasi kaloi autobusi i Romes, me tha tani hap krahun dhe prit patrullen se do te vijne te te arrestojne per kundershtim te punonjesit te policise. Tani si i bie, nese polici te kerkon te besh nje veprim qe nuk ka te drejte ligjore, arrestohesh sepse e kundershtove?

Ai mund te me thote ta zeme me jep sa lek ke ne portofol se kam urdher t’ia hedhim gjate ndeshjes ekipit te Romes. Nese une i them jo, arrestohem? Si perfundim, e zgjidha me mirekuptim. Te nesermen ishte ndeshja. Per te dale nga shtepia me pak siklet, por dola. Per te hyre histori i gjate… Postblloku i pare ishte te rrethrrotullimi i Saukut. I them jam gazetare, kam qene ne pune dhe po kthehem ne shtepi. Urdhero karten e rezidentit dhe te gazetarit. Mire me tha por do presesh. Prita 10 minuta. He? I them. Prit dhe pak tha. Kete naften mua me makinen ndezur Conference League ma paguan? Fike makinen me tha. E fika, por me zuri vapa dhe e ndeza prape. Me ne fund iu mbush mendja dhe me tha kalo. Bej te hyj te rrugica e shtepise. Kete here i fola si gjynafqare se me zuri frika nga nje dite me pare se mos provoja rajonin e policise te mbushur plot me tifoze te dhunshem. A u lodhet i thashe? S’keni faj, vape eshte. Po po, thane. Kam shtepine ketu, po kthehem nga puna. Jam gazetare. Mund te kaloj? Mi jep dokumentat me thane. Ia dhashe. I mbajten pak. I pane. Folen me shefin. Diskutuan. Kalo thane. Thashe se shpetova kur te dera e shtepise me dalin dy police bashkiake. Ndalo me thone, ku po shkon?

Ne shtepi, patrulla e Policise se Shtetit me la te kaloja. Nuk lejohet me thane. Kam shtepine. Pastaj juve te bashkise keni autoritet te ndaloni makinat i thashe? Per sot e kemi thane. Doja t’i thoja kur e ndryshuan ligjin, apo brenda dites?! Me lini i thashe se kam parkingun aty poshte , dy metra dhe arrita. Jo me thane. Lere makinen ketu, zbrit dhe vazhdo ne kembe. Po nese dalin tifozet dhe me shkaterrojne makinen kush e paguan u thashe? Mire kalo thane. Mendova se shpetova. Te nesermen kalova serish dhe nuk kishte me postblloqe. Pasdite mendova t’i fut nje vrap nga liqeni dhe dola. Te pista e vrapit kalonin pafund bicikleta dhe prisnin t’i hapja rrugen une qe vrapoja. Disa sa nuk me shtypen. Ca te tjere xhironin gomat dhe sa here merrja fryme kafshoja dheun. Po mendoja qe me gjithe keto polici dhe inspektoriate qe kane ngritur do ishte mire te benin dhe ndonje per ketej nga liqeni. Cudi si nuk i paska shkuar mendja thashe me vete. Ne darke te stadiumi kishte prova per nje pasarele qe do te organizohej te nesermen.

Muzika na zgjoi disa here. Sot kthehem serish nga puna dhe tentoj te hyj te rrugica e shtepise. Serish ishte bllokuar. Nuk lejohet me tha polici, bjeri nga ana tjeter. S’bera fjale, vazhdova nga ana tjeter. Edhe andej me thane qe bjeri nga Sheratoni se nuk lejohet. Po kam shtepine i thashe. I tregova karten e rezidentit. Nuk lejohet me tha se do zhvillohet nje pasarele. Po juve te policise bashkiake c’pune keni te bllokoni rrugen i thashe? Ne jemi pronare te rruges, edhe kur e bllokon policia rrugore merr leje nga ne. Mire i thashe. I rashe nga Sheratoni, po e kishin bllokuar rrugen me nje karrotrec. Iu luta dhe me ne fund kalova. Pasdite dal per te bere pazaret. Kalova rrugen, zhvillohej pasarela. Kur kthehem policia serish me ndaloi te hyja. Jam banor i thashe. Mire thane kalo. Kalova, por nuk futesha dot te parkingu sepse nje kamion qe nuk e nxite rruga alternative qe lejonte bashkia nuk merrte dot kthesen. Prita gjysem ore por nuk po dilte. Nje shofer te nje makine tjeter me tha kthehu parkoje diku se nuk del dot kamioni, e do 1 ore. Keta sikur punojne si t’i nxijne jeten qytetareve i thashe. Eee tha, kamionet s’duhet te kalojne ne kete ore, e kane pas 12-s, po ketu s’ka shtet. Po me mire mos kishte i thashe, se me duket sikur ka shtet vetem per mua dhe per te.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img