Kryeqyteti i Holandës, Amsterdam, pritet që t’i japë një formë tjetër reputacionit të tij global për “fundjavat e lira”, duke e përqendruar fokusin tek institucionet kulturore të qytetit.
Autoritetet atje kanë marrë një iniciativë që si synim ka që të ndalojë shitjen e kanabisit gjatë fundjavave, të limitojë festat dhe të mbyllë më herët shtëpitë publike.
Sipas banorëve të qytetit, grupet e turistëve që vizitojnë Amsterdamin për fundjava shkaktojnë incidente nëpër qytet dhe si duket britanikët janë ata që mbajnë rekord.
Këto ndryshime do t’u krijonin mundësi vendasve që të rimarrin “kontrollin”e qytetit të tyre dhe të pastrojnë atë që njihet si turizmi i gradës së ulët për të cilin njihet prej kohësh. Kët;o masa u njoftuan ditën e djeshme, ndërsa në qytet pritet të nisë fushata “qëndroni larg” vitin që vjen.
Kështu me rregullat e reja, baret dhe klubet do të kenë orar të limituar dhe do të mbyllen rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Shtëpitë publike, gjithashtu do të kenë orar të kufizuar hapjeje, si dhe konsumimi i kanabisit në disa zona të qytetit do të jetë i ndaluar.