Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
59 %
6.2kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Amos Zaharia flet pas aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës: Do të kishte qenë një tragjedi për familjen time

Lajme të ngjashëm

Aktori i njohur Amos Zaharia është përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.

Lajmin e ka bërë me dije vetë aktori i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime, por vetëm dëme të konsiderueshme të mjetit me të cilin po lëvizte.

Ai ka publikuar fillimisht një story në Instagram ku shkruan: “O Zot faleminderit”, duke mos dhënë më tepër detaje.

Më vonë Amosi ka publikuar një foto të lajmit të aksidentit të ndodhur, ku sërish ka falendëruar Zotin.

Ai thotë se aksidenti do të kishte qenë fatal, pasi automjeti i aksidentuar ka “fluturuar” pranë makinës që drejtohej nga vetë ai.  

“Automjeti fluturoi sipër automjetit tim. Po të kisha qenë dy metra prapa do të kishte qenë një tragjedi për familjen time. Më ka ruajtur Zoti”, ka thënë aktori.

Më shumë