Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Amnistria Penale, Alibeaj: Të përfitojnë dhe protestuesit e arrestuar

Shkruar nga Newsbomb
Amnistria Penale, Alibeaj: Të përfitojnë dhe protestuesit e

Në Komisionin për Çështjet Ligjore është prezantuar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja projektligji për dhënien e Amnistinë.

Në mbledhje i pranishëm ishte edhe deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, i cili prezantoi një amandamet në kuadër të Amnistisë Penale. Ai ka propozuar që të ketë amnisti për protestuesit që kanë marrë pjesë në tubime gjatë periudhës 1 tetor 2018 deri në dhjetor 2020.

“Synon të rregullojë situatën e një kategorie specifike të qytetarëve që kanë rënë në konflikt me ligjin për arsye politike. Bëhet fjalë për qyqtetarë që kanë marrë pjesë në protestat e PD nga 1 tetori i vitit 2018 deri 31 dhjetor i vitit 2020. Duam të përfshihen edhe qytetarë që kanë organizuar edhe spontanisht protesta qytetare. Seria e protestave të banorëve të Astirit për një të drejtë ekonomike dhe sociale. Seria e protestave kundër protestave të shembjes së Teatrit Kombëtar.

Së treti, seria e protestave të banorëve të bregut të lumit. U kujtoj ndërhyrjen brutale të policisë për t’i nxjerrë nga shtëpitë e tyre të ndërtuara me gjak e mund dhe për t’i lënë në rrugë të madhe dhe në sallat e prokurorive Protestat e studentëve, që nuk morën përgjigjie nga ana e qeverisë përvec shkopinjve të gomës dhe procedimeve penale.  Protestat kundër vrasjes policore të të riut Klodian Rasha. Gjatë këtyre protestave të kësaj periudhe, disa prej tyre ndodhen në konflikt me ligjin.

Disa prej këtyre procedimeve penale janë përfunduar me dënimin e protestuesve, një pjesë tjetër janë në shqyrtim nga prokuroria e gjykatat. Uroj dhe shpresoj që të mund të saktësojnë numrin e plotë të saktë dhe të fazës ku ndodhen këta protestues”, u shpreh Alibeaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed