Hapësire reklamuese

Politikë

“Amnistia te ‘Ligjet’ javën e ardhshme”, Manja flet dhe për ekstradimin e kriminelëve

Shkruar nga Newsbomb
“Amnistia te ‘Ligjet’ javën e ardhshme”, Manja flet

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për gazetarët në lidhje me amnistinë penale si dhe disa propozime të bëra nga Partia Demokratike.

Manja është shprehur se Amnistia Penale javën tjetër do të votohet në Komisionin e Ligjeve, ndërsa më pas do kalojë për votim në Kuvend. Madje ministri ka folur edhe për disa propozime të PD, ku la të kuptohej se disa do të pranohen.

“Do ta përmbyllim javën që vjen këtë draft në komisionin e Ligjeve dhe më pas në seancë ku duhen 84 vota. Janë depozituar disa amendamente të cilat do të shqyrtohen në komisionin e ligjeve javën tjetër dhe më pas në seancë. Për disa propozime që ka bërë opozita kemi qasje pozitive”, tha Manja.

Manja për media ka folur dhe për ekstradimet, ku është shprehur se të gjithë që janë arrestuar jashtë për llogari të Shqipërisë janë bërë procedurat për ekstradim, duke thënë se ky është një proces që zgjat pasi vendimet ankimohen në gjykatat e vendeve përkatëse.

“Dua të bëj të qartë sepse çdo arrestim i eksponentëve të krimit jashtë territorit të Shqipërisë për llogari të drejtësisë shqiptar është domen i  Ministrisë së Drejtësisë dhe i organeve të drejtësisë dhe SPAK. Jo çdo arrestim i tyre me qëllim ekstradimi finalizohet pozitivisht sepse kanë një procedurë të caktuar ekstradimi

Kemi filluar procedurat me qëllim ekstradim dhe duhet kohën e vetë sepse personat që arrestohen me qëllim ekstradimit animojnë kërkesat e tyre në drejtësitë e vendeve përkatëse. Ka një kategori personash që janë arrestuar dhe nuk kanë mbërrutur në Shqipëri sepse ka një procedurë”, tha ministri i Drejtësisë”, tha Manja.

Po ashtu Manja foli dhe për vizitën në Hagë, ku tha se gjatë takimit kanë nënshkruar dy konventa dhe një protokoll.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese