Hapësire reklamuese

Politikë

Amnistia për mbledhjen e armëve që u grabitën në '97 nga depot, 325 mijë armë mbahen në mënyrë të paligjshme

Shkruar nga Newsbomb

Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare u diskutua për një aksion kombëtar për gjurmimin dhe mbledhjen e armëve, municioneve dhe eksplozivëve, të grabitura nga depot gjatë trazirave në vitin 1997.

Armët përfunduan në dorën e popullsisë civile, e veçanërisht të grupeve kriminale. Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia propozoi edhe një amnisti tjetër për dorëzimin vullnetar të armëve.

“Ku mund ta vendosin një shtesë apo amendament që të fillojë edhe një amnisti tjetër për dorëzimin vullnetar të armëve, duke bashkëpunuar edhe me autoritetet e pushtetit vendor?”- tha Qefaliaj.

Qeveria dhe Kuvendi pritet që të miratojnë një amnisti nga 6 deri në 2 vjet për armëmbajtjen pa leje, për të nxitur shqiptarët që të dorëzojnë vullnetarisht armët dhe municionet, pa i ngarkuar me përgjegjësi penale.

Gjithashtu edhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Enver Dervishaj e mirëpriti propozimin dhe tha se amnistia për dorëzimin vullnetar të armëve është përcaktuar tashmë në një strategji nga qeveria.

“Është një detyrim i përcaktuar nga qeveria që brenda vitit 2021 ose brenda vitit 2022 të bëhet një amnisti... Do të gjykohet edhe nga klima e përgjithshme që të ketë një amnisti tjetër, kjo do të kalojë me siguri në Parlament, në mënyrë që të mbledhim edhe ato armë që përbëjnë rrezik për qytetarët shqiptarë. Vendi ynë është i përfshirë edhe në plotësimin e detyrimeve ndërkombëtare. Ne kemi ratifikuar traktatin e armëve të vogla me ligjin e vitit 2014, kemi një bashkëpunim me INTERPOL dhe EUROPOL me shkëmbim e informacionit për çështje të ndryshme, edhe sa i përket trafikimit të armëve”, tha Dervishaj.

Për shkak të zgjedhjeve që po afrohen, mendohet se periudha e amnistisë të zhvendoset pas 25 prillit të vitit 2021.

Kjo do të jetë amnistia e katërt në vendin tonë për mbledhjen e armëve. Sipas raporteve, në vitin 1997 janë grabitur 549,775 armë, ndërkohë që sot janë akoma 325 mijë armë zjarri që mbahen në mënyrë të paligjshme dhe nuk janë dorëzuar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll