Hapësire reklamuese

Politikë

Amnistia penale, Rama: Keqkuptim total nga PD, e sqaroi sot ministri Manja

Shkruar nga Newsbomb
Amnistia penale, Rama: Keqkuptim total nga PD, e sqaroi sot ministri Manja

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, është pyetur nga gazetarët në lidhje me Amnistinë Penale dhe akuzat e Partisë Demokratike në lidhje me përfituesit nga amnistia.

Rama thotë se Partia Demokratike është keqkuptuar në lidhje me projektligjin për amnistinë penale duke shtuar se Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dhënë një sqarim në lidhje me Amnistinë Penale dhe përfituesit.

Pak më herët Lulzim Basha nga Kuvendi Zgjedhor i degës së PD në Paskuqan të Tiranës deklaroi se ai nuk do votojë, duke thënë se me këtë amnsisti po tentohet shpëtimi i zyrtarëve të korruptuar.

I pyetur në lidhje me këtë deklarat nga ana e kreut të PD, Lulzim Basha se nuk do të japë votat, Rama e ironizoi duke thënë se ai ka qenë përgjumësh.

Nuk jam në dijeni në këtë moment të agjendës nesër të parlamentit. Ne kemi punët e ndara. Nuk e di sesi është agjenda nesër. Di që është bërë një diskutim mbi një keqkuptim total që është krijuar, është adresuar menjëherë sot nga ministri i Drejtësisë.”

Gazetarja e pyet në lidhje me votat e Bashës dhe deklaratën e tij, Rama i përgjigjet ironikisht:

"Kush është ky? Në çfarë ore e tha? Sa ishte ora? Ka qenë akoma përgjumësh."

Në fjalën e tij ai vazhdon duke shtuar se opozita nuk është opozita, janë komnglomerare, grupe që nuk kam asnjë interes.

“Opozita nuk është opozita janë komnglomerare, grupe, nuk kam asnjë interes. Ligjet kalojnë në një kohë të shkurtë, sepse nuk ka në sallë kushte për të kaluar në kohë të gjatë. Për sa kohë nuk ka kushte normale që nuk vijnë nga ne, për aq kohë ligjet do kalojnë ashtu siç kalojnë." - tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese