Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
59 %
0.5kmh
0 %
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
9 °
Hën
9 °
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Amnisti për të burgosurit? Ministria e Drejtësisë: Nuk ka asnjë draft për këtë projektligj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me një amnisti të mundshme për të burgosurit. Në reagim ministria sqaron deri tani nuk ka asnjë draft, të shkruar, apo në konsultim, për një projekt-ligj mbi një amnisti të mundshme.

Ministria njofton se nuk ka asnjë grup pune në Ministri të Drejtësisë, apo në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ngritur për këtë qëllim.

Reagimi i Ministrisë së Drejtësisë:

Nisur nga interesi publik, i familjarëve dhe i personave në konflikt me ligjin për një amnisti në IEVP e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë sqaron: Deri tani nuk ka asnjë draft, të shkruar, apo në konsultim, për një projekt-ligj mbi një amnisti të mundshme. Nuk ka asnjë grup pune në Ministri të Drejtësisë, apo në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ngritur për këtë qëllim.

Ministria e Drejtësisë u lutet mediave, të përdorin edhe informacionin në rrugë zyrtare, pasi lajmet vetëm burimore që rezultojnë të rreme shkaktojnë indinjatë, zemërim dhe mosbesim tek familjarët, tek personat në konflikt me ligjin dhe tek publiku, jo vetëm ndaj institucioneve publike, por edhe vetë medias.

Më shumë


spot_img









spot_img