Tirana
clear sky
7 ° C
7 °
7 °
70 %
1.5kmh
0 %
Sht
8 °
Die
17 °
Hën
19 °
Mar
17 °
Mër
12 °
E diel, 11 Prill, 2021
spot_img

“Amnesty International” publikon raportin për Shqipërinë: Shkelje e të drejtave të njeriut, dhunë e tepruar policore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Amnesty International ka publikuar raportin për vitin 2020-2021.

Në raport theksohet se shumë prej qeverive përdorën pandeminë për të forcuar pushtetin e tyre, dhe për të goditur liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Në raportin për Shqipërinë thuhet se gjatë pandemisë është rritur dhuna ndaj grave, si dhe përmendet edhe lira e mediave.

“Autoritetet tërhoqën një ligj polemizues anti-shpifje që kërcënonte lirinë e medias online. Në gusht, autoritetet bllokuan Ora Neës TV në vijim të një hetimi mbi pasuritë e pronarit. Grupi i medias mbeti operacional,” thuhet ndër të tjera në raport.

Amnesty International, Raporti 2020/21 për Shqipërinë:

Shkelje e të drejtave themelore të njeriut dhe lirisë së fjalës, dhunë e tepruar policore

Dhuna shtëpiake kundër grave u rrit gjatë mbylljes nga koronavirus. Kryeministri kërcënoi me përdorimin e fuqive të jashtëzakonshme për mbylljen e mediave ‘për përhapje paniku’ për Covid-19. Romët dhe LGBTI vazhduan të përballen me diskriminim.

Midis 31 marsit e 23 qershorit, Shqipëria devijoi nga detyrimet që rrjedhin nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në emër të kufizimit të Covid-19. U morën masa të tepruara për të imponuar mbylljen.

DHUNA KUNDËR GRAVE E VAJZAVE

Dhuna gjinore u përkeqësua gjatë mbylljes. Një Organizatë joqeveritare për të drejtat e grave raportoi rritje trefish të telefonatave në linjën e këshillimit për gratë e vajzat gjatë periudhës mars-maj. Abuzimi seksual i një vajze 15-vjeçare nga roja i shkollës së saj dhe tre burra të tjerë shkaktoi zemërim në publik në qershor. Qindra protestuan kundër dhunës gjinore në Tiranë.

LIRIA E SHPREHJES

Në mars, Kryeministri kërcënoi organizatat e medias me mbyllje për ‘përhapje paniku’ në lidhje me Covid-19. Autoritetet tërhoqën një ligj polemizues anti-shpifje që kërcënonte lirinë e medias online.

Në gusht, autoritetet bllokuan Ora Neës TV në vijim të një hetimi mbi pasuritë e pronarit. Grupi i medias mbeti operacional.

REFUGJATËT, AZILKËRKUESIT DHE MIGRANTËT

Raportuesi i OKB shprehu shqetësim dhe Avokati i Popullit gjeti shkelje serioze të të drejtave të njeriut në ekstradimin e Harun Çelik në Turqi më 1 janar. Harun Çelik, një mësues turk i lidhur me të ashtuquajturën Lëvizja Gülen, kishte aplikuar për azil në Shqipëri.

DISKRIMINIMI

Në prill, aktivistët romë protestuan për diskriminim në shpërndarjen e ndihmës financiare të emergjencës nga ana e qeverisë, e cila nuk mbulonte ata që punon në sektorin informal.

Parlamenti adoptoi amendamente të Ligjit mbi Diskriminimin, duke zgjeruar dukshëm fokusin e grupeve të mbuluara nga mbrojtja ligjore.

KOMUNITETI LGBTI

Anëtarët e komunitetit LGBTI mbetën subjekt diskriminim të përhapur gjerësisht, përfshirë mohimin e së drejtës për partneritet të të njëjtit seks. Urdhri i Psikologëve ua ndaloi anëtarëve të tij të kryenin terapi konvertimi. Ministria e Shëndetësisë ndaloi ndërhyrjet mjekësore te fëmijët e sapolindur interseksualë.

PËRDORIM I TEPRUAR I FORCËS

Aktivistët që protestuan kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë më 17 maj u përballë me forcë policore disproporcionale. Dy gazetarë që mbulonin protestën u sulmuan verbalisht e u goditën nga efektivët e policisë; njëri u ndalua përkohësisht.

Përplasje në rrugë shpërthyen në disa qytetet pas vrasjes së një 25-vjeçari nga një oficer policie për zbatimin e ndalim-qarkullimit për shkak të Covid, më 8 dhjetor. Dy gazetarë që mbulonin protestën u ndaluan e u sulmuan. Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut u bëri thirrje autoriteteve të tërhiqnin  ligjet për kufizimet e lirive në parlament.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img