Hapësire reklamuese

Sporti

Amir Rrahmani reagon pas largimit: Nuk është e lehtë

Shkruar nga Newsbomb

22 vjeçari Amir Rrahmani ka reaguar pas vendimit të trajnerit Gianni de Biasi për mos ta marrë në Francë me Kombëtaren Shqiptare.

Rrahmani shprehet se pavarësisht se nuk është e lehtë, vendimet e trajnerit duhen pranuar.

“Nuk është lehtë por duhet të pranosh vendimet e trajnerit. E respektoj këtë vendim dhe uroj me gjithë zemër të na bëjnë shokët tanë krenar në Europian”, shkruan mbrojtësi kuq e zi.

Amir Rrahmani së bashku me Berat Gjimshitin, Milot Rashicën dhe Herolind Shalën nuk u përfshinë në skuadrën me 23 lojtarë që do të përfaqësojë shqiptarët në Kampionatin Europian. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu