Hapësire reklamuese

Showbiz

Amfiteatri mbledh nostalgjikët këtë të premte, “Ben Duro & friends” performancë te liqeni 

Shkruar nga Newsbomb

Amfiteatri i Liqenit Artificial do jetë këtë sezon i mbushur me aktivitete artistike.

Kështu, pas Soni Malajt, Amfiteatri rezervon një tjetër natë speciale me koncertin live “Këngët e Liqenit” këtë të premte.

“Ben Duro & friends” mbledhin në Amfiteatrin e Tiranës me 17 maj jo vetëm nostalgjikët, por edhe këdo që do të dëgjojë muzikë të mirë dhe origjinale. Këngët e viteve 80 që ky grup artistësh interpretoi te Parku i Liqenit, jashtë sallave të mbyllura e kontrolluara, ishin një shkëndijë lirie dhe rebelizmi. Këngët e liqenit janë tipike tingull i pastër shqiptar, janë melodi që nuk do të vdesin kurrë, sepse janë origjinale, nuk janë kopje të asnjë rryme dhe komercializmi.

Ato do të na i risjellë Ben Duro & Friends që vijnë në Amfiteatrin e Tiranës me një repertor nostalgjik.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.