Hapësire reklamuese

Aktualitet

Amfiteatri i Durrësit, në vend të restaurimit i vendosin vizatime me karton!

Shkruar nga Newsbomb

Amfiteatri i Durrësit është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të vendit tonë , duke përfaqësuar një pasuri të çmuar historike dhe arkeologjike.

Menaxhimi i kësaj pasurie i është besuar Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), të cilët në vend që të kujdesen për ruajtjen dhe restaurimin e këtij thesari, vendosin karton me vizatime.  Studiuesi i Trashëgimisë Kulturore, Auron Tare, ka publikuar një foto nga ambientet e amfiteatrit të Durrësit ku në fokus janë kartonat.

Ai momenti kur nuk ke ctë thuash më”, shkruan Tare, postim të cilin e ka shoqëruar dhe me disa emoji (figura).

Restaurimi dhe mbrojtja e amfiteatrit të Durrësit duhet të jetë një prioritet i lartë për autoritetet vendore dhe qendrore, dhe duhet të kryhet me kujdes dhe përkushtim për të siguruar që ky monument i rëndësishëm të ruhet dhe promovohet si duhet.  Vendosja e këtyre kartonëve nga shumë qytetarë, të cilët s’kanë nguruar të lënë komentet e tyre në postimin e bërë nga Auron Tare, konsiderohet si “qesharake” dhe e gabuar.

Postimi i Auron Tares Postimi i Auron Tares

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese