Hapësire reklamuese

Politikë

Amerikanët marrin në dorë sigurinë e të dhënave, Rama dhe Balluku firmosin marrëveshjen: Databaza e rrogave na dha një mësim!

Shkruar nga Newsbomb
Amerikanët marrin në dorë sigurinë e të dhënave,

Kryeministri Rama dhe ministrja Balluku kanë firmosur sot një marrëveshje me amerikanët për mbrojtjen e të dhënave të shqiptarëve. Pas publikimit të databazës së pagave, qeveria hyri ën bisedime me amerikanët e “Jones International” për forcimin e sigurisë kibernetike.

"Ngjarja që ndodhi me listën e pagave na jep mësimin që nuk janë vetëm sulmet anonime kibernetike ndaj të cilave ne duhet të jemi të mbrojtur por jane edhe sulmet nga brenda të personave të infiltruar, të paguar apo qoftë të papërgjegjshëm.

Aftësia e cilido individi për ta penetruar sistemin do të jetë shumë e kufizuar pasi do të ketë shumë mure mbrojtëse. Është një lajm shumë i mirë edhe për ata që u lënduan padrejtësisht nga dalja e listës së pagave. Ajo e keqe nuk erdhi vetëm për keq por të gjithë shqiptarët panë me sytë e tyre një problem siç është ai i deklarimit të pagave apo edhe u përjetua një sulm në sistem", tha Rama.

Kompania “Jones International” drejtohet nga një personalitet i madh i ushtrisë dhe i politikës amerikane, James Logan Jones Jr, Gjeneral me katër yje i Korpusit të Marinës së SHBA.

"... jemi të bindur që duke pasur ndihmën e amerikanëve, do ja dalim të kemi një qendër kombëtare sigurie kibernetike që do jetë një vlerë e shtuar edhe për vetë NATO-n duke dhënë shërbime edhe përtej kufijve të Shqipërisë", shtoi kryeministri i Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu