Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Amerika vendos me “shpatulla” pas muri Vuçiçin, kërkon njohjen e Kosovës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ku I kërkon njohje reciproke të Kosovës.

 “SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqëndruar në njohjen reciproke”- shkruan Blinken.

Sapo ka marrë letrën e shkruar nga vetë Blinken me shkrim dore, Vuçiç e ka publikuar atë, mirëpo nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me kërkesët që sekretari amerikan I kishte shkruar.

“Unë e përgëzova atë për emërimin në një pozicion të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe besoj se ai gjithashtu kujtoi bashkëpunimin tonë. Ai madje shkroi diçka me dorën e tij, kështu që ky është një lajm i rëndësishëm”-  ka thënë Vuçiç.

Në muajin shkurt presidenti I SHBA-së Joe Biden ia kujtoi dhe njëherë Vuçiçit qëllimin e Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, e cila është njohja reciproke.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img