Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
36 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

“Amerika po tallet me Saliun”, vizita e ish-sekretarit të SHBA në Shqipëri, Ngjela: Kush i ka mbledhur provat për Berishën, Pompeo apo Soros?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar për vizitën e ish-sekretarit të Shtetit amerikan, Mike Pompeo, në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ngjela vizitën e tij e shikon si një tallje të amerikanëve me ish-kryeministrin Sali Berisha.

albsig

spring

Avokati shkruan se nëse mbështetësit e Sali Berishës dhe vetë ai a e dinë se Pompeo ka qenë Sekretari i Shtetit gjatë periudhës kur janë mbledhur provat për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit.

Më tej ai ngre pyetjen se kush i ka mbledhur provat kundër Berishës , Pomepo apo Soros. Ish-kryeministri ka akuzuar këtë të fundin se ka lobuar kundër tij për shpalljen non grata

Postimi i plotë:

Ish Sekretari Shtetit amerikan, Mike Pompeo, është tani në Tiranë.

Politika amerikane po tallet me Saliun.  Sidomos ambasadorja Yuri Kim.

E pra, me këtë  rast po flasim për nongratën e Saliut, si i bëhet tani? se Mike Pompeo ka qenë Sekretar Shteti i republikanëve deri në vitin 2020. Por në këtë vit u mblodhën edhe faktet për Saliun nga Departamenti i Shtetit.

Ja ku e keni republikanin që mendohet të jetë kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme në Amerikë. Por, a e dinë petritat hajdutë të Saliut këtë?

Komedi e bukur kjo. Por kuptohet që ky është krijim i bukur  i ambasadores Yuri Kim.  Krijim shumë i bukur i politikës amerikane, gjithashtu.

Po Saliu, ende me Sorosin e ka avokatinë e tij për daljen nongrata në Shtetet e Bashkuara? Apo ky Sorosi i manipulon kundër Saliut edhe republikanët deri te Sekretari i Shtetit republikan?

Të shohim, Saliu do të na i thotë.

Është fakt i vërtetë që Pompeo ka qenë Sekretar i Shtetit kur janë mbledhur provat kundër Saliut. E dinë petritat e Saliut këtë? Se Saliu përrallën e Sorosit e ka nxjerrë për të gënjyer petritat e tij.

Është komedi e bukur…

Po pra, a do ta takojë Pompeo Saliun?

Nuk ka mundësi.

Turp, përse e do Pompeo Saliun, për ta bërë turshi?

Por ja që tani i del kripa edhe Saliut me pyetjen: Sorosi apo republikani Mike Pompeo i ka mbledhur provat kundër Saliut?

Kjo pyetje e ka përgjigjen brenda saj.

Tallje e madhe për një komedian si Saliu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img