Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Amerika nuk njeh Berishën, ambasadorja Kim: Për ne, Enkelejd Alibeaj është kryetar në detyrë i PD!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja Yuri Kim ka konfirmuar dhe njëherë mbrëmjen e sotme se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk njohin Sali Berishën si kryetar të PD. Sipas Kim, për ta Enkelejd Alibeaj është kreu i Grupit Parlamentar në Kuvend dhe kryetar në detyrë i PD.

“Për ne, si institucion, për mua si përfaqësuese e Shteteve t ë Bashkuara dhe Presidentit, unë takohem me njerëzit që njihen nga ligji. Mund t’ju them se në asnjë moment nuk do të jetë e mundur për mua apo për ndonjë zyrtar të Shteteve të Bashkuara që të takohet me dikë që të përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minimin e demokracisë”, tha ajo.

Pjesë nga intervista e Yuri Kim për emisionin Opinion:

Blendi Fevziu: Gjithashtu, dua t’ju pyes për marrëdhënien tuaj me Partinë Demokratike. Ju gjithnjë mbështesni një anë, Partinë Demokratike në Parlament, dhe me mbështetjen e Parlamentit, dhe në anën tjetër është Partia Demokratike, le të themi, e udhëhequr nga Sali Berisha. Problemi është se ju mbështesni këtë grup në Parlament. Por ky grup duket se ka dobësi në mbështetjen e bazës, dhe ana tjetër, grupi i cili ka më shumë mbështetje nga baza, ata nuk mbështeten nga ju.

Ambasadorja Kim: Nuk do të…

Blendi Fevziu: Është një test matematike…

Ambasadorja Kim: Nuk është garë popullariteti për ne. Për ne ka të bëjë me shtetin ligjor. Ne u takuam me Z. Alibeaj në detyrën e tij si kryetar i grupit parlamentar dhe si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të jemi të qartë mbi shtetin ligjor. Nuk mund thjesht të shkosh në anën e atij që ka më shumë pushtet. Do të ishte paligjshmëri.

Blendi Fevziu: Më shumë mbështetës…

Ambasadorja Kim: Mendoj se kjo është e diskutueshme por, sidoqoftë, e kuptoj çfarë doni të thoni. Për ne, si institucion, për mua si përfaqësuese e Shteteve t ë Bashkuara dhe Presidentit, unë takohem me njerëzit që njihen nga ligji. Këtë do të vazhdoj të bëj. Mund t’ju them se në asnjë moment nuk do të jetë e mundur për mua apo për ndonjë zyrtar të Shteteve të Bashkuara që të takohet me dikë që të përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minimin e demokracisë. Kjo nuk do të ndodhë.

Blendi Fevziu: Nuk po flas për Zotin Berisha, por edhe për njerëzit e tjerë që janë mbështetës  dhe janë në anën e tij të Partisë Demokratike. A keni marrëdhënie me këta njerëz?

Ambasadorja Kim: Ne flasim me persona të ndryshëm.

Lexo edhe: Yuri Kim e quan “shumë të mirë” takimin me Metën, thotë se Uashingtoni e ka ndaluar të takohet me Sali Berishën

Lexo edhe: Tetë hetues financiarë i bashkohen SPAK, Yuri Kim: Po e ndihmojmë ne, do të godasë xhepat e kriminelëve! DEA me zyrë në Shqipëri

Lexo edhe: “Nuk e prisnim”, Yuri Kim tregon si shkoi lajmi për Gledis Nanon në Ambasadë

Më shumë




spot_img








spot_img