Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
2.6kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
32 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Amerika “i trembet” miqësisë Rama-Erdogan, Ambasada në Tiranë financon investigim në media: Investimet turke janë shtrirë në sektorët më kyç

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtete e Bashkuara të Amerikës duket se “i tremben” miqësisë së kryeministrit Edi Rama me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Emisioni investigativ “31 Minuta”, i financuar drejtpërdrejt nga Ambasada Amerikane në Tiranë, do te sjellë sot një “vështrim” mbi investimet turke në Shqipëri.

Muaj më parë kryeministri Edi Rama dhe pjesa më e madhe e kabinetit të tij, shkuan në Turqi dhe atje firmosën marrëveshjen për bashkëpunim strategjik mes dy vendeve, shkruan newsbomb.al. Vepra e parë e këtij parteneriteti ishte ndërtimi i spitalit të Fierit, për 3 muaj.

“31 Minuta sjell këtë javë një vështrim mbi ndikimin turk në Shqipëri. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për vitin 2020, Turqia u rendit investitori i pestë më i madh në vend, duke lënë prapa vende si Greqia dhe Austria, të cilat kanë qenë investitor të rëndësishëm të Shqipërisë në këto 30 vite.

Investimet turke në Shqipëri janë të përhapura në disa nga sektorët më kyç të ekonomisë shqiptare; ato janë në energjitikë, në sektorin bankar, në industrinë e hekurit e çelikut, telekomunikacionit, industrinë e aviacionit etj.

Ndonëse në parim Turqia shihet si një partner ekonomik, natyral në Shqipëri, disa mendojnë se ndryshe nga vendet e tjera investimet turke kanë disa veçori”, njofton emisioni investigativ që trasmetohet në RTSH. Këtë e shpërndan dhe vetë Ambasada e SHBA në Tiranë.

“Shihni temën investiguese që do të transmetohet sonte në darkë në 31 Minuta, një emision i prodhuar nga RTSH Radio Televizioni Shqiptar dhe Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA. Ndiqeni sonte, ora 18:55, në RTSH ose në faqen 31 Minuta”, njofton zyra diplomatike në kryeqytet.

Më shumë

spot_img
spot_img