Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Amerika dërgon edhe 400 ushtarë në Kosovë, zbardhet dokumenti

Shkruar nga Newsbomb

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që të dërgojnë në Republikën e Kosovës edhe 400 ushtarë shtesë të cilët do t’i bashkohen misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Të gjithë ushtarët të cilët pritet të vijnë në Kosovë brenda këtij viti janë nga Garda Kombëtare e Ioëas.

‘Një grup shtesë prej 400 ushtarës të Gardës Kombetarë të Ioëas morën urdhrat për të mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it në Republikën e Kosovës’, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Garda e Ioëas.

Sipas Gardës Kombëtare, ky është moblizimi më i madh i Gardës së Ioëas në mbeshtetje të KFOR-it që prej vitit 2004 kur ishin vendosur njesitet e para në Kosovë.

Nisja e trupave do të fillojë në muajt korrik dhe gusht, derisa procesi i vendosjes të të gjithë ushtarëve pritet që të zgjas afërsisht një vit.

Ndërkohë 330 ushtarë të tjerë do të dërgohen për mision në Irak, Afganistan dhe shtete të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll