Hapësire reklamuese

Politikë

Amendamenti për Amnistinë Penale, Basha: Duan të shpëtojnë zyrtarët e korruptuar

Shkruar nga Newsbomb
Amendamenti për Amnistinë Penale, Basha: Duan të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD në Paskuqan të Tiranës.

Në fjalën e mbajtur para demokratëve, Basha akuzoi PS sa i takon amendamentit të Aministisë Penale, duke deklaruar se po tentohet shpëtimi i zyrtarëve të korruptuar.

 “Janë futur dispozita me propozimin për amnisti që të shpëtojnë zyrtarët e korruptuar, të shpëtojnë ata të cilët kanë vjedhur taksat e shqiptarëve, ata që janë kapurr në tendera korruptiv, ata si kjo e inceneratorëve, përfishirë vet këtë aferë. Të shpëtojnë pra njerëzit që u kanë rënë në qafë shqiptarëve. Kanë kërkuar ulje dënimi për zyrtarët e korruptuar për politikanët e korruptuar. Ndërkohë që njerëzve që u ranë në qafë,atyre te Bregu I Lumit që u shkuan me gaz lotësjellës në 5 të mëngjesit, që ua zaptuan pronat, ua shkatërruan shtëpitë, jo vetëm që e bënë këtë, por për protestuesit që u ngritën në emër të pronave të tyre, në emër të shtëpive të tyre, nuk ka amnisti. I refuzuan propozimet tona”- tha Basha.

Mes të tjerash, kryedemokrati akuzoi qeverinë për korrupsion në dimensione të paimagjinueshme. Duke thumbuar edhe Rithemelimin, Basha tha se sa i takon deklaratave të Arben Ahmetajt nga arratia, ndryshe nga të tjerë që e përdorën politikisht, PD ka dorëzuar në SPAK denoncimin e plotë për aferën e inceneratorëve.

“Kjo është qeveria më e korruptuar në botë, arrin dimensione të paimagjinueshme. Të vërtetat që tha Arben Ahmetaj, për vete i përfshirë në këtë aferë publike, nuk mund të jenë thjesht dhe vetëm material për denoncime të natyrës mediatike apo politike. Ndaj siç e dini, PD ndryshe nga çdokush tjetër kemi dërguar në SPAK denoncimin e plotë, kallëzimin e plotë penal për të gjithë ata të përfshirë në këtë aferë me në krye të parin e qeverisë”- u shpreh Basha ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese