Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ambulanca ngec në rrugë në Elbasan, i sëmuri dërgohet në spital me mjetin e bashkisë

Shkruar nga Newsbomb

Qarku i Elbasanit ka pasur reshje dëbore me intensitet të mesëm e të ulet të shoqëruara me erëra të forta.

Sipas njoftimit të prefekturës së Elbasanit, temperaturat kane qenë nën zero grade. Kjo ka sjellë praninë e ngricave në akset rrugore nacionale, rurale dhe në rrugët e brendshme të bashkive të qarkut.

Po ashtu, punonjësit e bashkisë kanë ndërhyrë për të ndihmuar një autoabulancë që kishte mbetur e bllokuar. Më pas ata kanë transportuar të sëmurin drejt spitalit.

Njoftimi i plotë:

Gjate natës është ndërhyrë ne 2 raste urgjente ku rrezikohej jeta e shtetasve. Në fshatin Xibrake te Njësisë Administrative Labinot Fushe një autoambulancë, që ishte njoftuar për një rast urgjence, ka mbetur e bllokuar. Është dashur ndërhyrja nga ana e punonjësve të bashkisë që të bëhej e mundur transportimi i të sëmurit drejt spitalit. Ndërkohë në fshatin Gjyrale të Njësisë Administrive Gostimë si pasojë e mungesës së energjisë elektrike u mundësua nga ana e bashkise Cerrik dërgimi i një gjeneratori për një të semur me Covid-19, i cili përdorte aparaturë oksigjeni.

Në aksin rrugor nacional Elbasan-Rrogozhinë (në Balldren), Elbasan-Belsh (ne Shales), Elbasan-Gramsh (ne Banje) mengjësin e sotëm ka pasur bllokime të pjesshme nga prezenca e madhe e akullit. “U njoftuan firmat kontraktuese per hedhjen e kripes ne keto pika. Ne akset Elbasan-Qafe Thane e Elbasan-Gjinar trashesia e debores ka arritur mbi 20 cm trashesi por tashme kjo eshte nen ndikimin e temperaturave te uleta gje qe ka krijuar ngrica.

 
Ne aksin rrugor Librazhd-Stebleve nje pjese e aksit eshte e bllokuar ne segmentin Fushe Studen-Klenje ku kemi nje prezence debore deri 70 cm trashesi. Po punohet per hapjen e rruges nga firma kontraktuese.

Ne bashkine Elbasan kemi bllokim te akseve Elbasan-Labinot Mal dhe Elbasan-Funare ku ne terren po punohet per hapjen e tyre. Gjithashtu po punohet edhe ne rruget e brendshme te bashkisë me hedhjen e kripes per lehtesimin e qarkullimit te mjeteve. Ne furnizimin me energji elektrike kemi probleme ne Nj.A Gjergjan, Shales, Shushice, Tregan, Funar te bashkise Elbasan, ne Nj.A Oorenje, Hotolisht, te bashkise Librazhd ne Nj.A Mollas te bashkise Cerrik dhe Nj.A Grekan bashkia Belsh. Po punohet nga grupet e OSHE per riparimin e defekteve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll