Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Die
32 °
Hën
35 °
Mar
36 °
Mër
36 °
Enj
29 °
E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Ambicia e Sazan Gurit: NASA do ngrejë anijet kozmike në Tomorr! Hyrja në Berat do jetë 10 euro (VIDEO VIRALE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambientalisti i njohur Sazan Guri bëhet shpesh objekt i mediave për deklaratat e tij, shkruan newsbomb.al. Këtë herë, ai ka shpalosur ambicien për t’u bërë kryebashkiak i qytetit të Beratit, pasi “dështoi” në garën për t’u bërë President i Republikës.

I ftuar në një televizion në qytetin e “një mbi një dritareve”, Guri ka thënë se ndonjëherë i shkon në mend të garojë për postin e kryebashkiakut. “Mot do jem 67 vjeç. Do më ndihmojë Zoti. Shtëpinë e kam timen. Mendoj Beratit t’i rikthejmë shkëlqimin e dikurshëm”, u shpreh ambientalisti.

albsig

spring

Për Sazan Gurin hyrja në Berat duhet të bëhet me para dhe për këtë ai ka një plan. “Të vësh një doganë, jo se do vësh doganë. Në koncept të vihet një doganë në Kombinat dhe paguan ai 10 euro dhe hynë në Berat”.

Në një video të bërë virale në rrjetet sociale, një javë pas intervistës së ambientalistit në “Berat TV”, ai është shprehur se edhe Mali i Tomorrit do të jetë bazë për nisjen e anijeve kozmike nga NASA. “Është forca më e madhe manjetike e botës në Tomorr. Rrotull Tomorrit rrotullohet bota.”

Ndiqni videon, përmban dhe zëra të dubluar por ai i Sazan Gurit është i pandryshuar…

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img