Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Ambasadorja Yuri Kim ndalet në Shkodër dhe jep porositë për partitë politike: Mos lejoni shit-blerjen e votës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar sot qytetin e Shkodrës, ku ka zhvilluar disa takime me drejtuesit e palëve politike atje.

Kim është takuar me drejtuesin e Partisë Demokratike në selinë blu, Helidon Bushati, duke vijuar më pas me takimet në zyrat e PS së Shkodër, teksa është pritur nga Edona Bilali, e cila kryeson listën e PS në këtë qark.

Mësohet se gjatë këtyre takimeve ambasadorja e SHBA-së ka ngritur shqetësimin lidhur me fenomenin e shitblerjes së votës nga partitë politike. Një tjetër pikë e diskutimit ka qenë dhe përfshirja e emrave të lidhur me grupet kriminale në fushatë dhe kandidimin në zgjedhjet e 25 prillit, duke iu referuar dhe kandidimit të Tom Doshit nga PSD.

Kujtojmë se pak ditë më parë Ambasadorja Kim doli në një reagim të qartë se personat që janë në listën e zezë amerikane, mes të cilëve edhe Tom Doshi, nuk duhet të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Kim apeloi nga qyteti verior i Shkodrës për një fushatë sa më paqësore dhe larg incidenteve dhe një proces zgjedhor të rregullt dhe sipas standarteve të kërkuara.

Më shumë

spot_img
spot_img