Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Ambasadorja suedeze komenton fushatën zgjedhore: Demokracia është e brishtë në Shqipëri, shqetësues fenomeni i shit-blerjes së votës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e suedeze, Elsa Hastad ka dhënë një intervistë për mediat nga Shkodra.

Ajo ishte ditën e sotme në Paçram të Shkodrës, ku foli edhe për fushatën zgjedhore në vend.

Hastad tha se ishte e pranishme në Paçram për të marrë këndvështrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor. Sipas saj është shqetësues fenomeni i shit-blerjes së votës dhe demokracia në vendin tonë është shumë e brishtë.

“E vlerësoj  demokracinë, jemi këtu ne Paçram për të marrë këndvështrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor.

Nuk flasim për shitblerjen e votës në takime,  por për pjesëmarrjen e komunitetin në procesin zgjedhor. Është shqetësues fenomeni i shit-blerjes së votës, duhet të keni kujdes sepse stadi në të cilin demokracia ndodhet është shumë i brishtë.

Kemi të gjithë një rol, por më të rëndësishëm qytetarët, por shteti duhet t’u sigurojë qytetarëve një proces zgjedhor të mirëfilltë. Nuk dua të komentoj përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale ne zgjedhje”, tha ambasadorja.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img