Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ambasadorja Kim vizitë në Kukës, takim me Safet Gjicin (Ja çfarë biseduan)

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadorja Kim vizitë në Kukës, takim me Safet Gjicin (Ja

Ambasadorja Yuri Kim ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Lajmin e ka bërë me dije Gjici, i cili ka postuar një foto video nga takimi me ambasadoren, teksa shkruan se kanë bashkëbiseduar dhe kanë folur për Kukësin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës Amerikane përmes programeve të ndryshme.

“I lumtur që mirëprita Ambasadoren e SHBA- së në Tiranë, Znj. Yuri Kim. Vizita e parë zyrtare në Bashkinë e Kukësit, ishte një kënaqësi e veçantë për mua dhe qytetarët kukësian.

? Bashkëbiseduam për shumë tema ku sigurisht kryefjalë ishte Kukësi, mbështetja e vazhdueshme e Ambasadës Amerikane përmes programeve të ndryshme, thellimi i këtij bashkëpunimi në të ardhmen do jëtë prioriteti ynë.

? I tregova Znj. Kim atraksionet që ofron territori i Bashkisë së Kukësit, vlerat natyrore dhe njerëzore, por mbi të gjitha bujarinë dhe mikpritjen e kuksianëve, të cilët e treguan në luftën e Kosovës, duke pritur në pranverën e 99-ës, 1 milion  shqiptarë të  kosovës,” shkruan Gjici në postimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu