Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Ambasadorja Kim thirrje partive: Shqiptarët janë të lodhur nga politikat, duan zgjidhje dhe jo lojëra

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

68f36fdd99cf10491569efefca2842da

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka qenë e ftuar në prezantimin e Indeksit të Biznesit të vitit 2019 nga dhoma Amerikane, ndërsa është ndalur të flasë edhe për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.

Ajo është shprehur se shqiptarët janë të lodhur nga politika, ndaj palët duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që t’u krijojnë shqiptarëve një mundësi më të mirë.

Kim tha se palët politike duhet t’i lënë lojërat, ndërsa theksoi se korrupsioni ka ndikim shumë negativ në Shqipëri, aq sa edhe rritja e investimeve amerika po ndikohet nga korrupsioni.

“Jam sot këtu për të thënë se rritja e mundësive të biznesit mes SHBA dhe Shqipërisë është një nga prioritetet e mia. Anketimet tregojnë rënie në klimën e biznesit, ka qenë një vit i vështirë, pasi veç tërmetit ka qenë edhe situata e COVID 19. Po ashtu në këtë përkeqësim ka ndikuar edhe klima politike, konkurrenca e pandershme dhe korrupsioni. Vërehet se ka rënie të investimeve amerikane”,- tha ajo.

Duke iu drejtuar politikanëve, Kim vazhdoi: “Në vend që të caktojmë se kush e ka fajin për problemet që ekzistojnë, shpresojnë që autoriteti i biznesit t’i rishikojë këto. Jam kureshtare të di cili është vizioni i Dhomës Amerikane në këtë situatë të vështirë, si mund të krijohen vende të reja pune, si do thithen investitorët. Shqiptarët janë të lodhur nga politika. Duan zgjidhe, jo të vazhdohet me një lojë faji, duan që udhëheqësit të punojnë së bashku për të mirën e popullit. Duan të kenë shanse, mundësi dhe jo korrupsion, mundësi që t’ju japin një të ardhme më të mirë fëmijëve të tyre. I sfidoj të gjithë në qeveri apo jo, në biznes që ta marrin parasysh këtë raport që të ndryshoni, të të ecni përpara. Populli do rezultat, vizon jo ofendime. Besoj që udhëheqësit shqiptarë janë të aftë në këtë sfidë. SHBA do jenë të gatshme t’ju mbështesin”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img