Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ambasadorja Kim takon Çipën: Liria e medias është thelbësore në rrugën drejt BE, të dënohen sulmet ndaj gazetarëve

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadorja Kim takon Çipën: Liria e medias është
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim është takuar këtë të mërkurë me kreun e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa. Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë ka theksuar se liria dhe sigurua e gazetarëve është thelbësore. "Ambasdorja e SHBA Yuri Kim u takua me z. Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për të ritheksuar mbështetjen e SHBA-së për një media të pavarur dhe të lirë, e cila është jetike për demokracinë e Shqipërisë dhe rrugën drejt BE-së. Ambasadorja Kim theksoi se për Shtetet e Bashkuara, liria dhe siguria e gazetarëve janë thelbësore. Ajo shprehu shqetësimin për sulmet dhe kërcënimet e fundit ndaj gazetarëve dhe kërkoi solidaritet mes gazetarëve për të dënuar sulme të tilla dhe për të kërkuar përgjegjësi. Kërcënimet dhe sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve janë kërcënime kundër demokracisë", thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll