Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Ambasadorja Kim takohet me kryetaren e KPA-së: Fokusi te kërkesat dhe shqetësimet e gjyqtarëve, e rëndësishme pavarësia në vendimmarrje e Kolegjit

spot_img

Lajme të ngjashëm

24a71e086ff33e5c5ccbf3fe13abcc7e

Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Albana Shtylla priti sot në ambientet e Kolegjit ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe Këshilltaren Ligjore Rezidente të OPDAT në Shqipëri Michelle Lakomy.

Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Shtylla e njohu ambasadoren me sfidat e procesit të rivlerësimit, nevojën dhe mundësitë për përshpejtimin e tij, si dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për institucionet e rivlerësimit, për kryerjen me përgjegjësi dhe profesionalizëm të funksionit të tyre kushtetues.

Po ashtu, kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit informoi Yuri Kim edhe në lidhje me përgatitjet e Kolegjit për shqyrtimin e çështjeve të juridiksionit disiplinor për sistemin e drejtësisë, që kjo gjykatë pritet të ketë me fillimin e funksionimit të plotë të institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe mbi vendimmarrjet përkatëse të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Fokus i veçantë gjatë takimit, iu dha edhe kërkesave dhe shqetësimeve të gjyqtarëve, sa i përket funksionalitetit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe vijueshmërisë normale të procesit të rivlerësimit, duke garantuar pavarësinë në vendimmarrjen e Kolegjit.

Shtylla konsideroi të domosdoshme për ecurinë e procesit të vetting-ut, vazhdimin e mbështetjes të partnerëve ndërkombëtarë, si dhe vëmendjen e posaçme të tyre për suksesin e procesit të rivlerësimit.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img