Tirana
broken clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
50 %
1.5kmh
75 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
16 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

I shtrembëruan fjalët, Ambasadorja Kim nxjerr videon e Artur Zhejit: Kjo s’është ajo që THASHË apo NËNKUPTOVA (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtrembërimi i fjalëve të ambasadores Yuri Kim nga disa media, për një deklaratë në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, ka bërë që kryediplomatja amerikane të reagojë disa herë.

Kim tha mëngjesin e sotëm se kishte parë disa tituj “keqinformues” që në fakt e kishin paraqitur deklaratën e saj sikur shprehte preferencë për një forcë politike.

“Unë shoh disa tituj keqinformues. Ju lutemi shikoni të gjithë intervistën. Shtetet e Bashkuara NUK mbështesin ndonjë kandidat ose parti të veçantë – Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtën e qytetarëve për të bërë të ditur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë kundër atyre që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit”, deklaroi Kim menjëherë pas intervistës në emisionin Përballë, mbrëmjen e djeshme me gazetarin Lutfi Dervishi.

Por ditën e sotme, intepretimet e deklaratës së Kim kanë vijuar, këtë herë nga Artur Zheji, ndonëse ambasadorja e SHBA e sqaroi se çfarë nënkuptonte.

Kim ka postuar pak çaste më parë videon me interpretimin që Zheji i ka bërë deklaratës së saj, dhe shkruan se kjo “s’është ajo që thashë apo nënkuptova”.

“Kjo NUK është ajo që thashë / mendoja. Ja çfarë thashë: SHBA NUK mbështet ndonjë kandidat apo parti të veçantë. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron ata që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit”

Interpretimi i deklaratës së Yuri Kim nga disa media që ambasadorja e SHBA e quajti “keqinformues”

Më shumë




spot_img








spot_img