Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur pak çaste më parë në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kim po zhvillon një takim me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi, vetëm pak muaj para zgjedhjeve vendore, dhe vetëm një ditë pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për financimin e disa partive nga paratë ruse, ndër to edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.
Kujtojmë se në Kuvend është ngritur Komisioni Për Reformën Zgjedhore me një afat deri në vitin 2023.
Ndërsa maxhoranca ka kërkuar ndryshime në Kodin Zgjedhor lidhur me bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit.
Vijon…