Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ambasadorja Kim dhe Xhaçka takohet me ambasadorin e Ukrainës: Rikonfirmuam mbështetjen e palëkundur për Ukrainën

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadorja Kim dhe Xhaçka takohet me ambasadorin e Ukrainës:

Ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e Ukrainës Volodymyr Shkurov dhe Ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

Ambasada e SHBA në Tiranë me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se me ambasadorin e Ukrainës është takuar Yuri Kim, Xhaçka dhe përfaqësues të vendeve të NATO-s kanë folur për mbështetjen e palëkundur për Ukrainën.

“Të Bashkuar me Ukrainën! Ambasadorja Yuri Kim mirëpriti Ambasadorin e Ukrainës Volodymyr Shkurov dhe Ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka në Shtëpinë Ryerson për një mbledhje midis miqsh dhe aleatësh në solidaritet të Ukrainës. Ambasadorja dhe përfaqësues të vendeve të NATO-s, si dhe mbështetës të tjerë të Ukrainës, u bashkuan me Ambasadoren Kim për të rikonfirmuar të bashkuar mbështetjen e palëkundur për Ukrainën përballë agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Ambasadorja Kim falenderoi Shqipërinë për rolin e saj të fortë si bashkë-penëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Gjatë dy muajve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë pothuajse 14 miliardë financim për sigurinë, mbështetje humanitare dhe ekonomike për Ukrainën.

Komuniteti ndërkombëtar duhet ta mbajë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë të tmerrshme dhe ne do të vazhdojmë të vendosim pasoja të rënda ndaj Rusisë dhe mundësive të saj. Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, (deri në 8 maj), në Ukrainë kishte 7,061 viktima civile, me 3,381 burra, gra dhe fëmijë të vrarë dhe 3,680 të plagosur. OKB-ja gjithashtu ka llogaritur se rreth 6 milionë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre që nga pushtimi i Rusisë në shkurt” thuhet në postim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu