Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann ka dhënë sot një mesazh drejtuar SPAK-ut, ku tha se duhet të bindë me besueshmëri qytetarët dhe jo BE-në.
Këtë deklaratë ambasadorja në largim, e bëri në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, ku vlerësoi reformën ë drejtësi, duke u shprehur se po jep rezultate.
“U përmend reforma e gjerë dhe suksesi i reformës bëri që Shqipëria të kishte një vend në tavolinën e negociatave dhe është e rëndësishme që të mbani këtë integritet të forconi gjyqësorin dhe që shteti i së drejtës të jetë i plotë për çdo qytetar në këtë vend. Duhet që të ketë diçka identifikuese për Shqipërinë.
Ne kemi parë dhe do të vazhdojmë të shikojmë rezultate. SPAK ka dhënë shumë prova dhe është e rëndësishme se tregon besueshmëri te qytetaret, duhet që të bindi qytetarët dhe jo mua dhe BE. Jam mirënjohëse që kuvendi është përforcuar dhe tashmë keni mijëra akte normative që duhen të hartohen jo vetëm në Kuvend, por ky duhet që t’i ndjejë. Debati politik bëhet për të gjetur zgjedhjen më të mirë."- deklaroi Hohmann.