Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
0.5kmh
75 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Ambasadorja gjermane flet për protestën e sotme: Të sigurohet mbarëvajtja, përdorimi i ekplozivëve nuk pranohet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

30c1d8f14906122a8ba615dd1b7a72dd

Ambasadorja gjermane në Tiranë Susane Schutz ka folur për protestën e organizuar nga opozita në mbasditen e sotme.

Schutz ka dënuar dhunën në protestat e mëparshme ndërkohë ka bërë thirrje të sigurohet mbarëvajtja e protestës.

Ajo thekson se dhuna është e dënueshme dhe përdorimi i ekplozivëve nuk pranohet.

‘Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, ritheksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.
Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësi për të vepruar me përmbajtje, edhe nëse provokohen.

Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike.’, thuhet në deklaratën e Schutz.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img