Ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq nga Korça ka folur në lidhje me amnistinë fiskale.
Ajo për media u shpreh se nëse do të miratohej amnistia fisklae kjo nuk do të ishte e favorshme. Ajo madje solli një shembull duke thënë “tani Shqipëria është duke përshtatur prandaj ajo duhet të synojë të përshtatet me këtë notë. Në vend që të luaj një la, mund të luaj një ‘si’ por kjo është shumë e keqe për veshët e atyre që po dëgjojnë”.
“Në raport thuhet 4 herë se në rast të miratimit të amnistisë fiskale, kjo gjë nuk do të ishte aspak e favorshme. Por unë, për sa i përket këtyre që doni të dini ju, unë nuk jam personi i duhur që mund të përgjigjem.
Do të doja të bëja një krahasim për ju dhe të gjithë dëgjuesit tuaj. Kur shkoni të ndiqni një koncert mund ta vini re se të gjithë muzikantët e orkestrës, së pari koordinohen të kenë të gjithë një ‘la’. Tani Shqipëria është duke përshtatur prandaj ajo duhet të synojë të përshtatet me këtë notë. Në vend që të luaj një la, mund të luaj një ‘si’ por kjo është shumë e keqe për veshët e atyre që po dëgjojnë”.
Ambasadorja franceze ka refuzuar të komentoj protestën e thirrur nga opozita, duke thënë se nuk do të përfshihet në çështjet e brendshme politike” u shpreh ambasadorja.