Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Skandali / Ambasadorja e Shqipërisë në OKB sherr me diplomatët: Mos më ngri zërin mua, hidhe Ministrinë në gjyq (VIDEO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Filloreta Kodra dhe disa prej diplomatëve shqiptarë në Gjenevë, vijojnë të kenë konflikt me njëri-tjetrin për shkak të një konflikti që duket se e ka fillin në Shqipëri, mes Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Mirëqënies Sociale.

Diplomatja shqiptare në OKB- Blerina Zoto, vijon të mos paguhet prej tre muajsh edhe pse i duhet të paguajë shpenzimet e jetesës në Gjenevë.

Diplomatja Zoto, që mbron të drejtat e romëve dhe egjiptianëve, nënë e dy fëmijëve, që prej 1 prillit nuk merr pagë, i është ndërprerë siguracioni i detyrueshëm që merr një punonjës i punësuar jashtë shtetit, ndërsa agjencia imobiliare në Zvicër, tek e cila ambasada paguan qiranë e shtëpisë, i ka dërguar njoftim se do ta nxjerrin jashtë, pasi nuk është paguar qiraja.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, Zoto duket se nuk arrin të gjejë dot as mbështetjen e Ambasadores Filloreta Kodra, duke u shprehur se sjellja e saj është arrogante dhe mënyra e komunikimit me diplomatët lë për të dëshiruar. Më poshtë mund të ndiqni bisedën e mes Ambasadores Filloreta Kodra, diplomates Blerina Zoto dhe diplomatëve të tjerë, ku dëgjohet qartë mosmarrëveshja mes tyre.

Denoncimi në Newsbomb.al:

04:32 – 06:05

Prepotenca, arroganca, forma sesi komunikon ambasadorja me diplomatët…

08:17 – 15:51

Çfarë po ndodh me ty pyet ambasadorja, teksa ka gatuar gjithçka…!

* zgjdhjen nuk e gjen dot këtu

* hidhe ministrinë në gjyq

* më vjen keq, nuk kam çfarë të them

* që të dy janë për të ikur… morën përsipër gjë ata? (flet për drejtues të lartë në ministri)

* misioni i ka duart e lidhura

* unë nuk mendoj se ka abuzim (dmth ti nuk ke abuzuar, e deklaron me gojë)

* pa m’i sill ato letrat

Vazhdimi i dilogut

18:07 – 30:37

Pas hipokrizisë, fillon prepotenca dhe shfaqet, kur përballet me faktet e zbuluara dhe të hartura nga ajo vetë…

* Dalje të bëj që ç’ke me atë punë (minutazhi 24:30)

 

 

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img